Historia

Tirana Rugby Club eshte klubi I pare I sportit te rugby ne Shqiperi.  Ekipi u formua  rreth gushtit te vitit 2013. Pavaresisht se skuadra u formua ne 2013, rugby kish filluar te luhej qe rreth viteve 2010-2011 nga disa djem te cilet kerkonin  dicka me shume se sa ajo qe ofrohet nga sportet egzistuese ne Shqiperi. Kerkonin me shume adrenaline , me shume kontakt  , dicka te re, novatore per te cilen Shqiperia nuk kishte degjuar me pare.

Ndonese akoma te pastrukturar mire , ne 5 gusht 2013 ,u luajt ndeshja e pare ekzibicionale e regbise ne Shqiperi , e organizuar nga pjesemarres ne rradhet tona dhe  disa shqiptare qe luanin rugby ne Itali. Ne loje moren  pjese , lojtaret Shqipetare te ardhur nga Italia enkas per kete ndeshje, lojtaret   e grupit tone (akoma nuk ishim nje skuader e mireformuar dhe strukturuar) , si dhe lojtare te huaj qe ishin nga rradhet tona  ne Shqiperi dhe na ndihmonin here pas here ne stervitje.

Fillimi dhe krijimi I nje ekipi kompakt ishte mjaft I veshtire pasi dhe vete mungesa e familjarizimit te Shqiperise me kete sport e bente te veshitre rekrutimin. Megjithate, me kalimin e kohes , rradhet tona u shtuan , kjo dhe fale punes se palodhur te trainereve tane , Xhino Drangu dhe Adam Vernon te cilet na dhane bazat e para te lojes se rugby dhe na drejtuan drejt formimit te nje ekipi me kompakt dhe me te solidarizuar.  Koha kalonte dhe erdhi koha per te finalizuar gjithe pergatitjet ne nje ndeshje te vertete rugby. Ndeshjen tone te pare e zhvilluam kunder ekipit te rugby nga Kosova , me te cilet , ne kohet qe pasuan zhvilluam edhe 2 ndeshje te tjera ,  nder te cilat njera u zhvillua ne Tirane dhe njera ne Kosove. Ndeshja e cila u zhvillua ne Kosove ishte pjese e nje turneu qe organizoi ekipi kosovar ku pjesemarres ishin 3 ekipe; ekipi yne, ai kosovar (Kosovo Roosters Rugby Club) dhe nje ekip belg ( Kibubu Rugby Club). Gjithashtu gjate ketij viti ,(2015) Tirana Rugby Club zhvilloi edhe 2 ndeshje kunder nje ekipi nga Mali I Zi , (Podgorica Rugby Club ) te cilat , ishin shume te vlefshme per sa I perket experiences dhe formimit te ekipit .

Me 28 nentor 2015 ne arritem dhe fitoren tone te pare , kundrejt ekipit nga Kosova Kosovo Roosters Rugby Club.

Te tjera ndeshje qe kemi luajtur jane , nje kunder ekipit nga Mali I Zi ,” Mornar Bar Rugby Club” dhe ndeshja ndoshta me e rendesishme deri me tani per ne ,  ajo kunder njeri –tjetrit, Tirana – Iliret. Ekipi , “Klubi Regbise Iliret” eshte nje skuader e cila ne fakt  eshte nje pjese e ekpit te madh te Tiranes, dhe eshte nje nisme per nje skuader te dyte, qe ndoshta ne nje te ardhme do te kete individualitetin e saj. Per te realizuar kete ndeshje lojtaret e ekipit te “madh” te Tiranes ndahen ne 2 pjese, kun je pjese luan per ekipin e Tiranes se “vogel” dhe nje pjese luan per ekipin e Ilirve.Kjo ndeshje permban nje rendesi te madhe ne vetvete, pasi ishte ndeshja e pare mes 2 ekipeve Shqiptare te Shqiperise  ne historine e rugby-t  shqiptar. Ndeshja u luajt ne 16 maj 2016 ne Elbasan me ndihmen dhe perkrahjen  e OSCE. Kjo ndeshje perfundoi me rezultatin 0-12 ne favor te Ilireve.

Me fillimin e szonit te ri ne shtator 2016 , ekipit iu bashkua edhe Marty Lusty ne rolin e drejtorit te regbise Shqiptare. Marty eshte njeriu I cili ngriti dhe zhvilloi sportin e regbise ne Malin e Zi si dhe ish trainer I Kombetares se Malit te Zi. 

Sezoni I 2016 u hap me 2 ndeshje parapergatitore mes lojtareve te ekipit te Tiranes, te cilet serish u ndane ne 2 ekipe, ate te Tiranes dhe te Ilireve. Ndeshja e pare u luajt me date 2 tetor 2016 tek kompleksi Dinamo dhe perfundoi me rezultatin 46-35 ne favor te Tiranes. Ndeshja e dyte pergatitore u luajt me date 30 tetor 2016 por kete here ndeshjen e fituan Iliret me rezultat 19-36.

Ndeshja e pare kunder nje ekipi te huaj kete sezon u luajt ne  date 3 dhjetor 2016 , ne Bar (Tivari I vjeter) Montenegro ndermjet Ragbi Klub “Mornar” Bar kunder Klubi Regbise Tirana. Kjo ishte ndeshja e pare nder shume te tjera te planifikuara ne kete sezon kunder ekipi te ndryshme nga rajoni dhe me gjere.

 

Tashme , ekipi eshte rritur mjaft ne numer dhe kerkojne gjithmone rivale dhe ndeshje te reja qe mund te zhvillojne. Nder te tjera ne planet qe ne po zhvillojme , ben pjese krijimi I nje mini- turneu mes ekipit tone dhe atij Kosovar , I cili do te permbaje zhvillimin e 3 ndeshjeve ne vit . Pergjate viteve planifikojme dhe shtimin ne kete turne te ekipeve te reja  Shqiptare qe mund te formohen.

Synimi  kryesor I Tirana Rugby Club eshte zhvillimim I sportit te rugby ne Shqiperi dhe si skuadra e pare dhe e vetme e rugby ne Shqiperi e ndjejme detyren tone perhapjen e ketij sporti. Natyrshem, nje nga detyrat qe I kemi vene vetes eshte edhe  krijimi  dhe formimi I ekipeve te reja te rugby ne Shqiperi , nder te cilet,  ekipi I ri Iliret eshte hapi I pare, dhe po punojme per te zhvilluar edhe ne qytete te tjera si Elbasani.

Nje hap qe ekipi ka ndermarre ne krijimin e marredhenieve me nderkombetare, eshte  formimi I nje binjakezimi me 2 ekipe italinane , Aquila dhe Gran Sasso ,me te cilat po tentohet krijimi i eventeve dhe organizimeve te ndryshme sportive ne te ardhmen.

Ne fillimit tona , ne vitin 2013 , trainer ishte Xhino Drangu I cili kishte nje eksperince modeste ne Rugby ,ne Angli per rreth 5 vjet .Ai na ndihmoi te fillonim te kuptonim dhe luanim rugby ne nje menyre te mriefillte. Momentalisht , trainer eshte Adam Vernon , I cili eshte me origjine angleze dhe ka luajtur rugby ne nivele mjaft te larta deri edhe ne nivel professional dhe gjysme professional.  Nje tjeter afrim ne ekipin tone eshte edhe Marty Lusty I cili ka postin e drejtorit te regbise shqiptare

 

Perpose rugby-t , ekipi yne ka marre pjese dhe ne lojen e pare  dhe te dyte te cricket te zhvilluar ne Shqiperi , ndeshje e organizuar nga pjesetare te ambasades angleze dhe te  “Crown Agents “

 

Statusi ligjor I ekipit eshte Shoqate jo fitimprurese , dhe  operojme si te tille qe prej vitit 2015. Veshtiresite per krijimin dhe zhvillimin e sporti ne Shqiperi jane te medha, megjithate afrimi dhe ndihma e OSCE  na e kane bere punen me te lehte.  Disa ndihma te tjera ne pajisje dhe materiale stervitore kemi arritur te marim edhe nga Crown Agents , Kuel Distribution dhe dyqani “Jezerca” .Pavaresisht cdo zhvillimi qe mund te kemi , shpenzimet jane te medha ndaj dhe  cdo lloj ndihme eshte e mirepritur.

Duke qene nje ekip mjaft I ri , ne mirepresim cdo person  qe deshiron te provoje sportin e rugby pavaresisht eksperinces , fizikut apo cdo lloj karakteristike tejter. Cdo person qe deshiron te marre me shume informacion rreth nesh mund te na kontaktoje ne faqen tone ne facebook Tirana Rugby Club.

Per me shume informacion na kontaktoni ne faqet tona ne facebook: Klubi Regbise Tirana , Klubi Regbise Iliret dhe Albanian Rugby.